Takimi i fundit i projektit HELIX – Konferenca Përfundimtare do të mbahet në Volos, Greqi më 2 korrik.
Takimi synon të paraqesë arritjet dhe ndikimet e projektit në nivel institucional, kombëtar dhe rajonal, por gjithashtu të ngrejë një diskutim në lidhje me perspektivat e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Turizmin e Qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit të Veriut dhe Mesdheut.
Takimi është i lirë dhe i hapur për të gjitha palët e interesuara. Për regjistrim, ju lutemi kontaktoni partnerin përkatës të projektit – Departamenti i Planifikimit dhe Zhvillimit Rajonal të Universitetit të Thesalisë.