Gjatë vitit 2018, takimet e partneritetit të projektit HELIX iniciuan zhvillimin e dy lëndëve trajnuese specifike të orientuara drejt mikpritjes, inovacioneve dhe qëndrueshmërisë.
Numri i ekspertëve brenda dhe jashtë u përfshi në procesin e konceptimit, zhvillimit dhe vlerësimit të kurseve të trajnimit që përbëhen nga kurrikula dhe materiale trajnimi (burime të hapura arsimore).
Lëndët e mëposhtme tani janë të përfunduara dhe të arritshme për të gjitha palët e interesuara:
(1) Pedagogjia e turizmit të qëndrueshëm
Qëllimi kryesori i programit mësimor dhe lëndës “Pedagogjia e Turizmit të Qëndrueshëm” është të kontribuojë në përafrimin e arsimit profesional (në nivelin e dytë dhe të tretë, si dhe në arsimin e vazhdueshëm profesional) në mikpritjen me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në lidhje me qëndrueshmërinë e Rajonit të Ballkanit- Mesdhetar. Sipas kësaj, lënda synon të përmirësojë aspektet e mëposhtme të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të të trajnuarve që vendosin të marrin modulet e lëndës:
- Njohuri të përgjithshme
- Të kuptuarit bazë dhe aftësia për të aplikuar koncepte në lidhje me mësimdhënien dhe të mësuarin
- Aftësi për të kuptuar, për të dalluar, aplikuar dhe kombinuar metodat tradicionale dhe inovative (e-bazuar) të mësimdhënies dhe të mësuarit
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar parimet kryesore të psikologjisë arsimore, si dhe teknikat e menaxhimit të konfliktit në mjediset e mësimdhënies dhe të mësuarit
- Ndërgjegjësim për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e aktiviteteve në institucionet arsimore që ofrojnë trajnime profesionale (të mesme, të larta dhe joformale) dhe aftësinë për të përmirësuar dhe përshtatur përmbajtjen e mësimdhënies për të plotësuar nevojat e të trajnuarve
- Të kuptuarit e avancuar i tendencave të zhvillimit në turizëm dhe mikpritje, si dhe risitë teknologjike dhe jo-teknologjike që përmirësojnë performancën e qëndrueshmërisë së këtyre sektorëve
- Të kuptuarit e marrëdhënieve komplekse midis ndikimit fitimprurës dhe ndikimit social
- Aftësi për të hulumtuar, për të nxjerrë mësime dhe për të identifikuar praktikat më të mira nga studimet e rasteve dhe shembujt e ndërmarrjeve të mikpritjes së qëndrueshme në funksion të aplikimit të tyre në biznes ose praktikë tjetër profesionale ose në hartimin e politikave
- Të kuptuarit bazë mbi rëndësinë e kontekstit rajonal dhe kombëtar, të sistemeve të ndryshme të tregut dhe të ekonomisë, si dhe të konsumatorëve dhe aktorëve të tjerë kryesorë për suksesin dhe dinamikën e iniciativave të përgjegjësisë shoqërore të korporatave
- Rritja e vetëdijes për sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë sot dhe potenciali i biznesit të mikpritjes për të kontribuar në zbutjen e problemeve sociale duke krijuar vlerë të përbashkët
- Aftësitë
- Kryerja e aktiviteteve arsimore
- Organizimi i një procesi mësimor
- Zbatimi i strategjive të mësimdhënies
- Përshtatja e mësimdhënies me grupin e synuar
- Vlerësimi i të nxënit të të trajnuarve
- Monitorimi i progresit të të trajnuarve në mësim
- Mësimdhënia e qëndrueshmërisë lidhur me turizmin dhe mikpritjen
- Promovimi i një mënyre të qëndrueshme jetese në të gjitha aspektet
3. Kompetencat profesionale
- Saktësim në përmbajtjen e informacionit
- Udhëzime
- Qëndrim pozitiv dhe ndjeshmëri ndaj të trajnuarve
- Angazhim dhe motivim
- Komunikim
- Autonomia
- Menaxhimi i orës mësimore
Programi i lëndës është dizajnuar për studentët dhe të diplomuarit në fushën e turizmit dhe fushave studimore të lidhura me të, për studentët e interesuar për mësimdhënie dhe për të pasur një interes profesional në aspektin e qëndrueshmërisë së mikpritjes dhe turizmit.
(2) Aftësitë Sipërmarrëse për Ndërmarrjet e Mikpritjes së Qëndrueshme
Programi i lëndës është hartuar si një program i përgjithshëm i studimit që mund të përshtatet me programin e arsimit të lartë, brenda arsimit profesional dhe si një lëndë e pavarur për të mësuarin afatagjatë.
Qëllimi kryesori i programit mësimor dhe lëndës “Aftësitë Sipërmarrëse për Ndërmarrjet e Mikpritjes së Qëndrueshme ” është të kontribuojë në përafrimin e arsimit profesional (në nivelin e dytë dhe të tretë, si dhe arsimin e vazhdueshëm profesional) në mikpritjen me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në lidhje me qëndrueshmërinë e Rajoni Ballkanik-Mesdhetar. Sipas kësaj, lënda synon të përmirësojë aspektet e mëposhtme të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të të trajnuarve që vendosin të marrin modulet e lëndës:
- Njohuri të përgjithshme
- Rritja e vetëdijes për sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë sot dhe potenciali i biznesit të mikpritjes për të kontribuar në zbutjen e problemeve sociale duke krijuar vlerë të përbashkët
- Të kuptuarit e ndërvarësisë dhe marrëdhënieve komplekse midis të sistemeve të tregut dhe të ekonomisë dhe ndikimit social
- Të kuptuarit bazë i evolucionit dhe praktikës së sipërmarrjes në turizëm dhe mikpritje
- Të kuptuarit e avancuar të tendencave të zhvillimit në turizëm dhe mikpritje
- Të kuptuarit bazë i evolucionit dhe ndikimit të sipërmarrjes sociale në turizëm dhe mikpritje
- Ndërgjegjësimi për risitë teknologjike dhe jo-teknologjike që përmirësojnë performancën e qëndrueshmërisë së këtyre sektorëve
- Të kuptuarit e marrëdhënieve komplekse midis ndikimit fitimprurës dhe ndikimit social
- Aftësi për të hulumtuar, për të nxjerrë mësime dhe për të identifikuar praktikat më të mira nga studimet e rasteve dhe shembujt e ndërmarrjeve të mikpritjes së qëndrueshme në funksion të aplikimit të tyre në biznes ose praktikë tjetër profesionale ose në hartimin e politikave
- Të kuptuarit bazë mbi rëndësinë e kontekstit rajonal dhe kombëtar, të sistemeve të ndryshme të tregut dhe të ekonomisë, si dhe të konsumatorëve dhe aktorëve të tjerë kryesorë për suksesin dhe dinamikën e iniciativave të përgjegjësisë shoqërore të korporatave
2. Aftësitë
- Sipërmarrja
- Aplikimi i të menduarit strategjik
- Kërkimi dhe zbatimi i inovacioneve
- Ndërtimi i rrjeteve
- Krijimi i zgjidhjeve për problemet
- Kompetencat profesionale
- Zbatimi i planifikimit strategjik
- Zbatimi i strategjive të marketingut
- Zbatimi i strategjive të shitjes
- Ruajtja e shërbimit të klientit
- Menaxhimi i stafit
- Menaxhimi i shërbimeve dhe buxheteve
Të dy lëndët përshtaten në kontekstin kombëtar të vendeve partnere të HELIX – Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe Maqedoni Veriore – dhe janë të disponueshme në të gjitha gjuhët e partnerëve dhe në gjuhën angleze. Këto lëndë bëhen të arritshme nëpërmjet platformës HELIX të mësimit në distancë pas një regjistrimi të thjeshtë.