Lënda Aftësitë Sipërmarrëse për Ndërmarrjet e Mikpritjes së Qëndrueshme do të njohin studentët dhe trajnerët me konceptet kryesore, parimet dhe praktikat e qëndrueshmërisë, implikimet e tyre për turizmin, mikpritjen dhe zhvillimet e reja dhe prirjet e biznesit që lidhin qëndrueshmërinë me vitalitetin e biznesit. Kërkesa në rritje për qëndrueshmëri dhe përgjegjësi dhe mikpritje në turizëm sjell një nevojë në rritje për profesionistët të cilët mund t’i kthejnë nocionet e qëndrueshmërisë në praktikë. Në këtë drejtim, lënda do të lejojë studentët të përmirësojnë njohuritë e tyre praktike dhe aftësitë për qëndrueshmërinë dhe të jenë në gjendje të zgjedhin dhe të përdorin zgjidhje inovative, si teknologjike dhe jo-teknologjike, me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe efektit social të ndërmarrjeve mikpritëse në Rajonin e Ballkanit dhe Mesdheut. Përveç kësaj, natyra në ndryshim e turizmit dhe mikpritjes (dhe kalimi nga turizmi masiv në turizëm dhe përvoja të interesit të veçantë) ndikon në procesin dhe shkathtësitë arsimore, të cilat ofruesit e shërbimeve në turizëm duhet të arrijnë. Kështu, lënda pritet të mbështesë riorientimin e bizneseve të turizmit dhe mikpritjes drejt qëllimeve sociale dhe / ose mjedisore, duke vazhduar të operojë në një mënyrë të orientuar drejt tregut dhe sipërmarrjes.
Plani mësimor është i ndarë në tri module: (i) Qëndrueshmëria, (ii) Qëndrueshmëria në Ndërmarrjet e Turizmit dhe (iii) Sipërmarrja. “Qëndrueshmëria” do t’i njoftojë studentët me konceptet kryesore, parimet dhe praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe personifikimin e tyre në Rajonin Ballkanik-Mesdhetar. Ajo do t’u kërkojë atyre të marrin në konsideratë kontributin e bizneseve individuale në arritjen e rritjes ekonomike dhe të konsumit, duke respektuar kufijtë e ekosistemit (brenda “kapacitetit mbajtës” të burimeve). “Qëndrueshmëria në Ndërmarrjet e Turizmit” do të përqëndrohet në veçanti në aspektet e qëndrueshmërisë në turizëm dhe mikpritje lidhur me zhvillimet e reja në shoqëri dhe ekonomi si transformimet teknologjike dhe sociale që po ndodhin në nivel global, shterimi i burimeve natyrore, ngritja e ekonomisë së përvojës, kërkesa për shpërndarje të drejtë të përfitimeve ekonomike në vendet e destinacionit dhe përdorimi i përgjegjshëm i burimeve mjedisore dhe socio-kulturore. “Sipërmarrja” do të ofrojë njohuri themelore në fushën e biznesit të vogël dhe sipërmarrjes. Studentët do të kuptojnë rëndësinë dhe rolin e sipërmarrësve si drejtues dhe si transformues do të diskutojnë karakteristikat kryesore të sipërmarrësve të suksesshëm, qasjet drejt identifikimit të mundësive dhe zhvillimit të ideve sipërmarrëse, si dhe lidhjen midis inovacionit dhe sipërmarrjes.
Lënda në tërësi do të tregojë gjithashtu se si biznesi mund të kontribuojë në një ndryshim drejt një ekonomie që është gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe ekologjikisht e qëndrueshme dhe si ata, si drejtues të biznesit të ardhshëm, mund të jenë agjentë për ndryshim.
Course Content
Sipërmarrja Private
-
Tema 8. Hyrje në Sipërmarrjen private
-
Tema 9. Qëndrueshmëria dhe Sipërmarrja private
-
Tema 10. Proceset e planifikimit për qëndrueshmërinë
-
Tema 11. Multisektoraliteti
-
Tema 12. Qëndrueshmëria e orientuar nga Menaxhimi i Sipërmarrjes (së Mikpritjes)
-
Tema 13. Qëndrueshmëria sociale dhe Përgjegjësia Korporative
- Tema 8. Hyrje në Sipërmarrjen private
- Tema 9. Qëndrueshmëria dhe Sipërmarrja private
- Tema 10. Proceset e planifikimit për qëndrueshmërinë
- Tema 11. Multisektoraliteti
- Tema 12. Qëndrueshmëria e orientuar nga Menaxhimi i Sipërmarrjes (së Mikpritjes)
- Tema 13. Qëndrueshmëria sociale dhe Përgjegjësia Korporative