Lëndët “Pedagogjia e Turizmit të Qëndrueshëm” dhe “Aftësitë Sipërmarrëse për Ndërmarrjet e Mikpritjes së Qëndrueshme” të zhvilluara në kuadër të projektit HELIX do të testohen në terma realë nëpërmjet trajnimeve dhe mobiliteteve. Tre ngjarje do të organizohen gjithsej në periudhën mars-maj 2019. Secila prej këtyre trajnimeve do të përfshijë një sesion vendor të përqendruar në teorinë dhe të mësuarit e përbashkët të orientuar drejt praktikës ndërkombëtare.
Trajnimet janë të hapura për pjesëmarrje për të gjithë trajnerët e interesuar, pronarët dhe anëtarët e stafit të NVM-ve të mikpritjes dhe sipërmarrësit e ardhshëm.
Për më shumë informacion ju lutemi na kontaktoni ose drejtohuni partnerit përkatës të projektit.